Mbledhja e fundvitit në f.Mateç
Mbrëmë, pata kënaqësinë të marr pjesë në mbledhjen vjetore të shoqatës “Edhe Unë Jam Mateçi”. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduam mbi projektet dhe iniciativat e përbashkëta që synojnë zhvillimin dhe përparimin e fshatit Mateç. Ky organizim ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit dhe përkushtimit të qytetarëve tanë për të ruajtur dhe promovuar vlerat […]
Kryetari merr pjesë në ceremonin e diplomave të klubit të karatesë “Besa 96” në f.Sllupçan
Sot në f.Sllupçan, me ftesë të klubit të karatesë “Besa 96” nga f.Sllupçan, mora pjesë në promovimin e rradhës për breza, ku të gjithë karatistat promovuan me sukses teknikat që i kanë mësuar gjatë stërvitjeve ku dhe në fund u ndanë dhe diploma për të gjithë ata. Komuna e Likovës është mbështetëse financiare e këtij […]
Miratohet buxheti i ri i Komunës së Likovës
🕐Sot u mbajt mbledhja e 45-të me rradhë e KKL-së me çka u sollën vendime të rëndësishme për banorët e komunës tonë, e mbi të gjitha u votua edhe buxheti i Komunës për vitin 2025-të. 🤝Uroj që gjitha investimet e parashikuara të mund të realizohen, e banorët të jenë të kënaqshëm me punën tonë. ❗️*Rikujtojmë […]
Kryetari merr pjesë në hapjen solemne te Shoqata Edukative “Vllaznia”
Sot, Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, mori pjesë në hapjen solemne të zyrave të Shoqatës edukative “Vllaznia” – Kumanovë – Likovë. Shoqatën në fjalë e falemenderojmë nga zemra për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe në të mirë të banorëve të Komunës së Likovës.
Vazhdojnë takimet me qytetarët-Forumet buxhetore 2025
Vazhdojmë takimet kordinuese me banorët e Komunës së Likovës në bashkëbisedim për buxhetin e vitit 2025. Në ditët që po i lëmë pas takuam banorë të shtresave të ndryshme, ku diskutuam bashkë rreth buxhetit të ardhshëm të Komunës. Bashkë u pajtuam që mbështetja të jetë e fortë nga ana e institucionit komunë, duke e bërë […]
Mbahen forumet buxhetore me shoqatat jo qeveritare
Sonte kishim në takim qytetarë, organizatat jo qeveritare, shoqatat që gravitojnë në kuadër të fshatrave, shoqatën e bujqve, shoqatën e gjuetarëve, shoqatën e bjeshkatarëve “Alpinistët” e të tjerë ku diskutuam qartë e mirë problematikat kryesore që na tangojnë neve bashkë si shoqëri. Forumet buxhetore janë arsyeja kryesore e suksesit të një komune transparente për qytetarët […]
Fillon shtruarja me pllaka të betonit rrugica e familjes Shaini në Sllupçan
Filloj shtruarja me pllaka të betonit tek rrugica e familjes Shaini, në f. Sllupçan . T’a gëzojnë banorët e lagjes dhe i tërë fshati ! #Bashkë🤝✅️
Vazhdon projekti i bekatonizimit në f.Sllupçan
Filloj shtruarja me pllaka të betonit tek rrugica e familjes Iseni, në f. Sllupçan . T’a gëzojnë banorët e lagjes dhe i tërë fshati ! #Bashkë🤝✅️
Mbahet forumi i II-të i sesioneve
Sot u mbajt forumi i dytë me rradhë në kuadër të projektit kushtuar fuqizimit të këshillave komunal dhe komunave në përgjithësi. U diskutuan konceptet e qytetarëve për investimin-projektin të cilin duan ato ta bëjnë.
Takim zyrtar në Gjilan të Kosovës
Sot kisha nderin të takohem me kryetarin e Komunës së Gjilanit, mikun tim, z.Alban Hyseni, me të cilin diskutuam mbi parimet e avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar që Komuna e Likovës do ta ketë me Komunën e Gjilanit. Ndjehemi të priviligjuar kur kemi bashkëpunime frytëdhënëse e urojmë të tilla bashkpunime të kemi gjithmonë. Zyra e kryetarit, […]