Kryhet dhe një rrugë tjetër me pllaka të betonit në f.Orizare
Fillojë shtruarja me pllaka të betonit tek rrugica e familjes Asipi, në f.Orizare. T’a gëzojn banorët e lagjes dhe i tërë fshati! #Bashkë🤝✅️
Rendi i Ditës për mbledhjen e rradhës të KKL-së
Vendoset kabineti për mjeksi te SHMK “Ismet Jashari” – Likovë
Kabineti i mjekësisë pranë SHMK “Ismet Jashari” – Likovë. Një kabinet me kushte më bashkëkohore në vend, ku prioritet i shkollës sonë, gjithmonë janë kushtet më moderne për mësimdhënësit dhe më të dashurit tanë pra “Nxënësit”.
Kryetari z.Arifi takon klubet e futbollit
Sonte kryetari i Komunes së Likovës, z.Erkan Arifi, i takoi përfaqësuesit e Ligës së futbollit dhe përfaqësuesit e gjashtë klubeve të fshatrave tonë, me çka u dakorduam për aktivitetet e ardhshme dhe mbështetje financiare nga Komuna e Likovës.
Pastërti për ambient të pastërt!
Në bazë të programit vjetor për ambient jetësorë në procesin edukativo-arsimor, nxënësit e shkollës së mesme së bashku me profesorët pastruan hapsirat publike te pishat mbi f.Sllupçan, vend për rekreacion. Apeloj te të gjithë qytetarët te mos hudhin mbeturina të ndyshme te pishat dhe në vendet e tjera publike. Ruajtja e ambientit është pasuri që […]
Vazhdojnë punët ndërtimore në sallën e sportit në f.Llojan
Punimet për Ndërtimin e Sallës sportive në SH.F.K. “Rilindja” , f. Llojan, Komuna e Likovës, po realizohen në përputhje me planin dinamik. Në këtë shkollë, procesin edukativo – arsimor, e ndjekin nxënësit e fshatrave: Llojan dhe Vaksincë.
Kryetari z.Arifi fiton çmimin e madh në Gjilan të Kosovës për kontributin e tij…
Faleminderim deri tek organizatorët e Takimit të madh të Anamoravës, 2024, për ftesën, mundësinë e dhënies së fjalës përshëndetëse dhe dhënien e Çmimit të madh, për angazhimet, kontribute, arritje në qeverisje vendore e tjerë, mua si Kryetar i Komunës së Likovës. I lumt për organizimin, nikoqirit, vendlindjes së heroit të kombit, Komandantit, Agim Ramadanit, Komunës […]
Vendosen Llampa LED në Likovë
Ndriçimi me Led llampa elektrike te rruga kryesore në f.Likovë, edhe atë prej te varrezat e f.Likovë e deri te objekti i Komunës së Likovës. Vazhdojmë në të ardhmen edhe në fshatrat e tjerë.
Bashkëpunimi me Komunën e Preshevës, po vazhdon!
Bashkëpunimi me Komunën e Preshevës, po vazhdon! Gjatë takimit me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani , diskutuam rreth shumë temave të bashkëpunimit në sferën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duke synuar përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë. Temë kyçe e bisedës ishte dakordimi për të konkurruar së bashku në programin IPA për projektin […]